17:37 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Llapi dhe Prishtina e motivojnë Kek-un me nga 20 mijë euro për ta ndalur Feronikelin

Tre skuadra po luftojnë fuqishëm për titullin e kampionit në Superligë, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi.

Feronikeli nuk e ka fituar trofeun që 3 vjet, Prishtina që 6, ndërsa Llapi asnjëherë.

Kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në përfundim të edicionit, të gjithë klubet po bëjnë çmos për të arritur synimin.

Burime të Indeksonlinë, bëjnë të ditur që Llapi dhe Prishtina do ta motivojnë financiarisht Kek-un me nga 20 mijë euro në rast se e mposhtin Feronikelin në javën e ardhshme.

Aktualisht, skuadra nga Drenasi është lidere me 62 pikë, poaq ka edhe Prishtina, ndërsa Llapi është në vendin e 3-të me 60 pikë. /Indeksonline/