15:32 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Llapi e “terron” Driten, Liria fiton dhe shpreson

Llapi e ka fituar derbin me Dritën duke duke ia ndalur turrin e fitoreve me trajnerin e ri.

Një gol i Festim Alidemës ishte i mjaftueshëm për fitoren e llapjanëve në këtë përballje.

Me këtë fitore, Llapi mbetet ende në garë për titull, ndërsa kampioni aktual, Drita tani më ka gjase tejet minimale në këtë synim.

Liria ka arritur fitore të rëndësishme me Flamurtarin. Karadoha e ka shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje për të shtuar gjasat për mbijetesë./Indeksonline/