16:09 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Llapi me poker, Ferizajit në pikë të ditës i bëhet terr

Llapi ka arritur fitore bindëse në udhëtim te Liria. 0-4 ishte rezultati i fitores së llapjanëve në këtë përballje.

Januzi me dy gola, Selmani e Namani me nga një ishin protagonistët e fitores.

Me këto 3 pikë, Llapi kalon në pozitën e dytë duke qenë 4 pikë larg liderit, Ferronikelit.

Fitore me rikthim ka shënuar Drita në udhëtim te Ferizaji. Dautaj kaloi vendasit në epërsi, e cila u përmbys në pjesën e dytë.

Nwabueze në minutën e 54 dhe Shabani në minutat shtesë shënuan për fitoren e Dritës./Indeksonline/