17:11 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Llapi shënon fitoren e pestë radhazi, mposht Drenicen në “Bajram Aliu”

Llapi ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme këtë javë, e pesta me radhë, duke mposhtur Drenicën me rezultat 2-0.

Pjesa e parë e ndeshjes në “Bajram Aliu” të Skenderajt përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, llapjanët realizuan gol me anë të mesfushorit Mentor Zhdrella, i cili realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Drenicasit rrezikuan disa herë deri në përfundim të ndeshjes, por që rastet e lëshuara i kushtuan me humbje, kur në minutën 93’ Ahmed Januzi ia sigurojë Llapit tri pikë të plotë në udhëtim.

Pas kësaj fitoreje, Llapi grumbullon 63 pikë në vend të dytë dy më pak se lideri aktual Prishtina, ndërsa Drenica radhitet në pozitën e pestë me 38 pikë.

Në ndeshjen e radhës Llapi pret në shtëpi Dritën, ndërsa Drenica i shkon Prishtinës. /IndeksOnline/