12:42 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / A. A

Locatelli kryen testet mjekësore, më në fund zyrtarizohet te Juventus

Manuel Locatelli ka kompletuar testet mjekësore sot në mëngjes dhe është zyrtarisht futbollist i Juventusit.

Negociatat për transferimin e tij ishin të gjata dhe të mundimshme.

Sassuolo do të përfitojë 35 milionë euro nga shitja e mesfushorit italian.

Locatelli ka nënshkruar kontratë me ‘Zonjën e vjetër’ deri në qershor të vitit 2026.

/Indeksonline/