13:58 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Logjika hakmarrëse e qeverisjes, është e dëmshme për institucionet

Autori është ekonomist dhe profesor Universitar, Prof. Ass. Dr. Bashkim Mustafa

Shumë herë më ka qëlluar ta dëgjoj një shprehje që përdoret në institucionet tona publike: ‘’Mos puno shumë se të shkarkojnë!” Kjo tashmë fatkeqësisht është bërë realitet dhe po vërtetohet çdo ditë e më tepër edhe nga kjo qeveri.

Ata që tregojnë profesionalizëm dhe janë të përkushtuar që të zbatojnë ligjet e shtetiit dhe të bëjnë punë të mira, kur lëvizin nëpër lakoret e matjes së performacës, nga negative tek ato pozitive, në vend të vlerësimit e motivimit, shkarkohen pa asnjë arsye!

Qeveria në pikun e angazhimeve që duhet të ketë për procedimin dhe zbatimin e ligjit, tashmë të stërvonuar, për rimëkëmbje ekonomike, gjen kohë të merret me shkarkime të personave që treguan zotësi të lartë menxheriale, e që për punën e tyre të mirë u vlerësuan pozitivisht, si nga raportet vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.

Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe së fundi edhe nga Raporti i Progresit, vlerësohet lart puna gjatë vitit 2019-2020 e drejtorit të ATK-së dhe të tjerëve që u shkarkuan.

Kjo qasje degraduese është duke i dëmtuar rëndë institucionet shtetërore të cilat u organizuan me shumë sfida dhe nuk janë ndryshime menaxheriale që mund të tëjkalohen pa pasoja.

Ndryshimet me qëllime të caktuara u dëshmuan të dëmshme dhe të pariparushme për shumë institucione!

Uroj që kjo logjikë qëverisëse hakmarrëse ndaj profesionistëve, të mos përsëritet!