13:32 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lojërat Olimpike në Kore, Shqipëria përfaqësohet me dy skiatorë

Lojërat e 23-ta Dimërore Olimpike kanë ngritur siparin në Pejongcang të Kores së Jugut me një ceremoni vërtet spektakolare, e cila kishte në thelb temën e paqes, në këtë vend mes dy Koreve.

Në praninë e 35 mijë spektatorëve në stadiumin Olimpik, nën një temperature -12 gradë në orën 20:00 me orën lokale kur po zhvillohej ceremonia, kanë parakaluar pas të 92 shtetet pjesëmarrëse. Në fund të ceremonisë parakaluan së bashku të dyja Koretë, e Veriut dhe Jugut nën një flamur të vetëm.

Ndërkohë Shqipëria do të marrë pjesë në këto Lojëra Olimpike Dimërore me vetëm 2 sportist skiator. Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, së bashku me to është edhe trajneri italian Marko Teroni, pasi të dy sportistët stërviten në Itali duke qenë se në vendin tonë mungojnë kushtet bazë të zhvillimit të sportit të skive. Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen për rreth dy javë dhe më 25 shkurt do të zhvillohet ceremonia e mbylljes.