13:49 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Lojtarët e Barcës dhurojnë 70% të pagave për skuadrën, premtojnë edhe më shumë

Leo Messi, si kapiten i Barcelonës, ka lëshuar një deklaratë për pozicionin e lojtarëve të ekipit të parë për të ndihmuar skuadrën në këtë kohë krize që po përjeton futbolli.

Ndër të tjerash, ylli i skuadrës ka thënë se ai së bashku me shokët e tij kanë pranuar ulje 70% të pagave gjatë kohës së pandemisë, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu ka thënë se do të shqyrtojnë edhe zbritje 100% nëse situata vazhdon edhe më gjatë se që është planifikuar.

Messi ka treguar edhe arsyen se pse nuk ka folur deri më sot, pasi që ka dashur të gjej zgjidhjen më të mirë për klubin dhe lojtarët.

Është shkruar shumë për ekipin e parë të futbollit FC Barcelona në lidhje me pagat e lojtarëve gjatë kësaj periudhe alarmuese për shtetin. Së pari, ne duam të sqarojmë se vullneti ynë ka qenë gjithmonë të aplikojmë një rënie të pagës që marrim, sepse e kuptojmë plotësisht se kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe jemi të parët që gjithmonë kemi ndihmuar klubin kur është kërkuar. Shumë herë ne e kemi bërë këtë gjë me iniciativën tonë, në raste të tjera që kemi menduar se është e rëndësishme. Brenda klubit kishte nga ata që u mundonin të shtonin presionin tek lojtarët për diçka që gjithmonë e dinim se do ta bënim. Nëse marrëveshja është vonuar për disa ditë, thjeshtë sepse ne po kërkonim një formulë për ta ndihmuar klubin dhe punëtorët tjerë në këtë periudhë të vështirë. Ka ardhur koha të njoftojmë se kemi bërë ulje 70% të pagës sonë gjatë kësaj periudhe alarmuese. Ne gjithashtu do të japim kontribute në mënyrë që punonjësit e klubit të mund ta marrin pagën e plotë gjatë kësaj situate. Dua të dërgojmë një përshëndetje të përzemërt dhe shumë forcë për të gjithë kolegët që janë duke kaluar një kohë të vështirë në këtë periudhë si dhe për gjithë ata që me padurim presin përfundimin e këtij izolimi në shtëpi. Shumë shpejtë do të dalim nga kjo situatë dhe gjithçka do të bëjmë së bashku. Visa Barca, Visa Catalunaya”, ishte mesazhi fantastik i Messit. /IndeksOnline/