14:16 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Lojtarët e Kolumbisë dhe Perusë u pajtuan që të ‘eliminojnë’ Kilin nga Kupa e Botës, gjithçka e sinkronizuar nga Falcao (Video)

Kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018 të Amerikës së Jugut kanë përfunduar, por edhe komentet jo.

Kontradikta, gëzim, trishtim, qeshje dhe sarkazëm. Ka gjithçka nga pak pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese.

Festa pas kualifikimit

Ndër imazhet më të diskutuara në rrjetet sociale janë ato të Radamael Falcaos në ndeshjen Peru – Kolumbi.

Kjo pasi dy përfaqësueset e lartpërmepndura u akorduan që të barazojnë dhe kështu Kolumbia të kualifikohet, kurse Peru të vazhdojnë në fazën e ‘play-off’-it dhe me këtë rast Kili të eliminohet.

Tabela pas ndeshjeve kualifikuese

E gjithi ky skenar u bë nga Falcao i cili iu afrua disa lojtarëve peruan dhe ua shpjegojë se nuk kanë nevojë të luajnë me intensitet të madh pasi kështu mënjanojnë Kilin nga gara, të cilët ishin duke humbur nga Brazili.

Ata u pajtuan dhe menjëherë loja ndryshoi ku nuk kishte raste të rrezikshme, por kryesisht lojë dhe pasime në mesfushë. /Telegrafi/