18:47 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lojtarët e PSG të gatshëm që ta falin Neymarin

Lojtarët e klubit francezë, Paris Saint Germain janë të gatshëm ta falin Neymarin.

Braziliani kishte shprehur dëshirën e tij të hapur gjatë afatit kalimtar të verës, që të transferohet te FC Barcelona, e pasi që një marrëveshje nuk u arrit në mes dy skuadrave ai mbeti në Paris.

Sa i përket zhvillimeve të fundit është bërë e ditur se shumica e lojtarëve të PSG-së dhe stafi i skuadrës janë të kënaqur me paraqitjet e futbollistit andaj edhe janë të gatshëm ta falin atë.

Po ashtu u raportua se drejtuesit e PSG-së po mendojnë që të ja zgjasin kontratën futbollistit e cila i skadon në vitin 2022./Indeksonline/.