23:54 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

“Lojtarët e Real Madrid refuzuan rikthimin e Mourinhos”

Ish-presidenti i klubi të Real Madridit, Roman Calderon ka deklaruar që lojtarët refuzuan rikthimin e Mourinhos pasi që dëshiruan Zinedine Zidanen.

Rikthimi i francezit në klub, pas shkarkimit të Solarit erdhi vetëm 9 muaj pasi u largua nga Real Madrid.

Sipas Ramon Calderon, dëshira e lojtarëve ishte decizive për rikthimin e teknikut francez.

“Unë mendoj që Jose Mourinho do të ishte hap mbrapa, kishte shumë probleme kur ai ishte këtu. Ai është trajner i mirë me shumë trofe por shumica e liderëve në dhomat e zhveshjeve nuk e pëlqyen atë dhe unë mendoj që ishte e rëndësishme në vendimin e marrë” u shprehë Calderon për Sky Sports./Indeksonline/