16:49 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Lojtarët që priten ta luajnë nesër ndeshjen e fundit me fanellën e Barcelonës

Pas dështimit në “Ligën e Kampionëve”, në Barcelonë pritet të ketë ndryshime drastike gjatë kësaj vere.

Për disa lojtarë pritet që e nesërmja të jetë ndeshja e fundit si futbollistë të Barcelonës, transmeton Indeksonline.

Barcelona nesër luan kundër Valencias në finalen e “Kupës së Mbretit”

Sipas ‘Diario Sport’ nëntë lojtarë kanë mundësi të largohen gjatë verës.

Lista përmban këta futbollist: Cillessen, Murillo, Vermaelen, Umtiti, Rafinha, Rakitic, Malcom, Coutinho dhe Boateng.

Murillo dhe Boateng vetëm se janë të konfirmuar që do të largohen./Indeksonline/