Lopetegui konfirmon se kur do të luajë Vinicius Jr
Para ndeshjes së parë si mysafir në La Liga si trajner i Real Madridit, Julen Lopetegui është pyetur nga gazetarët për tema të ndryshme – nga ardhjet e reja e deri te ndeshjet në Amerikë.
Ish-trajneri i Spanjs së fundmi është kritikuar për rolin e Vinicius Junior, i cili nuk ka debutuar ende në ndonjë ndeshje zyrtare.
”Ai është lojtar që stërvitet me skuadrën çdo ditë, kur të vijë ai te ne, ai mund të luajë dhe kur nuk vjen, atëherë mund të luajë me Castillan”, shpjegoi trajneri.
”Vinicius vetëm sa ka ardhur dhe ai ka nevojë për t’u përshtatur, stërvitur me lojtarët e nivelit më të lartë të cilët mund ta ndihmojnë”.
Një temë tjetër ishte se kush do të startojë në portë – Keylor Navas apo Thibaut Courtois sonte.
”Nuk do ta them, por ne nuk e kemi definuar ende këtë”, insistoi ai.
”Kemi portierë të mirë dhe zgjedhje të mira, ne duhet të vendosim për më të mirin”./IndeksOnline/