15:17 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lopetegui mohon të ketë krizë në Real Madrid

Trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui në konferencën para ndeshjes me Alves ka mohuar të ketë krizë në Real Madrid përkundër formës jo të mirë, transmeton Indeksonline.

Lopetegui ka humbur tri nga 10 ndeshjet e tij të para me Real Madrid duke e bërë startin më të dobët të ‘mbretërve’ në shekullin 21.

Kur u pyet se nëse ekipi i tij është në krizë ai u përgjigj kështu: “Ne nuk do të analizojmë se çfarë mendojnë njerëzit. Ne jemi Real Madrid dhe do ta pranojmë këtë krejt në mënyrë natyrale. Trajneri është përgjegjës për të gjitha gjërat e negative por jo edhe për ato pozitive” u shprehë spanjolli.

Së fundmi Real Madrid u mposht nga CSKA Moscow në Ligën e Kampionëve duke e bërë gjendjen më alarmante për kampionin evropian. Ekipi i Lopeteguit nuk ka shënuar gol në tre ndeshjet e fundit. Hera e fundit kur kishte ndodhur kjo kishte qenë në vitin 2007./Indeksonline/