‘Loqkaman’, kënga e re e Gilit
Gili është një nga këngëtaret që po i qëndron edhe besnike skenës muzikore vendore.
Madje ajo shpesh sjellë edhe projekte të reja muzikore për adhuruesit e saj.
Së fundmi artistja nga Mitrovica vjen me një këngë të re, e si gjithmonë janë tekstet, veçmas titujt ato që e bëjnë të dallueshme atë.
‘Loqkaman’ mban titullin kënga e re, të cilën e ka lansuar me rastin e festave të fundvitit.
Si gjithmonë, për muzikën dhe tekstin e është përkujdesur bashkëshorti i këngëtares, Ilir Berani./Indeksonline/