13:18 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lovreni e zbulon se Salahu është “tamahqar”: A mund të më paguash njëherë kafe?

Gjatë ditës së djeshme në mediat ndërkombëtare bëri jehonë veprimi i Mo Salahs për të paguar karburant të gjithë njerëzve në një pompë benzine.

Pas këtij veprimi, ka reaguar shoku i tij i ngushtë në skuadër, Dejan Lovren, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se Salahu zakonisht është person dorështrënguar.

‘Dëgjova që Salahu pagoi para disa dite karburant për të gjithë personat në pompën karburanteve. Gjest i mrekullueshëm. Por, a mund të më paguhesh njëherë kafe mua? Zakonisht je njeri dorështrënguar prandaj jam i befasuar por përsëri veprim i duhur”, ka shkruar Lovren në postimin e tij në Twitter. /Indeksonline/