23:01 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Luana tregohet e madhe, shtron iftar për një familje ku nëna po rrit fëmijët e vetme (Foto/Video)

Prezantuesja shqiptare njëherësh këngëtare, Luana Vjollca është në qendër të vëmendjes gjithmonë sa  i përket pamjes së saj si dhe projekteve të reja.

Por këtë herë ajo ka qëndruar në Kosovë për një arsye tjetër, krejtësisht të veçantë dhe shumë të mirë.

Luana ka qëndruar tek një familje, për të kaluar natën e parë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ku vendosi t’u shtrojë një iftar gruas që po rrit fëmijët krejtësisht e vetme, transmeton Indeksonline.

Luana ndër të tjerash ka thënë se historia e gruas me vajzat ishte e njëjtë si e nënës së saj, gjë që e lidhi edhe më shumë me këtë familje.

Ajo gjithashtu ka treguar se fotografitë nga kjo familje i ka publikuar pasi i kanë kërkuar vetë ato.

Në fund Luana ka porosit të gjithë që të mundohen të ndihmojnë sado pak që të munden./Indeksonline/

Sot vendosa ta festoj me ju naten e pare te Ramazanit. Vendosa te shtroj nje iftar ndryshe bashke me @blerinakllokoqirugova dhe @gentoska ne nje familje historine e se ciles e degjova rastesisht, ishte kaq shume e ngjashme me historine e familjes time. 1 nene qe sakrifikon jeten e saj per tja dal e vetme me 3 femije te vegjel… njesoj si nena jone. Heroina!!! Ishte shume pak ajo cfare une bera por ishte aq bukur dhe u kenaqem aq shume!!Deshira e tyre ishte qe te postoja foto me ta,une po e bej duke ju thene te gjitheve ju qe keni sadopak mundesi,ndihmoni SOT!Ndonjehere jeta na rremben ne rutinen e vet dhe pavarsisht deshires nuk bejme aq sa duhet per njerezit ne nevoje! Dikush sot ,dikush neser per ta eshte SHUME. Gezuar Ramazanin te gjithe besimtareve mysliman!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Temat: