20:44 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Luana Vjollca nuk po iu ndahet ndryshimeve, bëhet flokëkuqe e ‘zjarrtë’

Ajo nuk iu frikësohet ndryshimeve duke sjellur vazhdimisht diçka të re në pamjen e saj.

Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca e njohur si një bionde seksi kohë më parë befasoj të gjithë duke u bërë zeshkane, por pas rikthimit të flokëve të bardha ajo ka guxuar që përsëri të luaj me ngjyrën e flokëve, shkruan Indeksonline.

Një imazh i publikuar në ‘Instagram’, Luana ka befasuar të gjithë duke u shfaqur me flokë të kuqe, të cilat e kanë bërë të dukej edhe më e ‘zjarrtë’.

Ky ‘look’ i ri i shkon shumë moderatores e cila komentohet edhe për linjat e saj ‘bombastike’.

Ndryshe, Luana po vazhdon angazhimet në emisionin ‘Shiko Kush Luan’, ndërsa, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell edhe një projekt të ri muzikor./IndeksOnline/

Temat: