09:50 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Luanesha e ringut”: Donjeta Sadiku e lënduar mori medaljen e argjendtë në Bullgari

Dje u zhvilluan finalet e Turneut ndërkombetar për femra në Ballkan.

Donjeta Sadiku edhe pse e lënduar nē dorën e majtë nga meçi i gjysëmfinales, u paraqitë në finale kundër brazilianes, Gomez Gleisele.

Pavarsisht lëndimit, Donjeta tregoi fuqinë e saj u paraqit në finale kunder boksieres luftarake nga Brazili Gomez Gleisiele në kategorinë deri në 64 kilogramë, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 5 people, people standing and shoes

Boksierja kosovare e humbi këtë ndeshje, dhe kështu me tri fitore e një humbje, ajo e fiton medaljen e argjendtë në këtë turne.

Në këtë turne të mbajtur në Bullgari, kishte pjesëmarrës nga tri kontinente të ndryshme.

Tani, Donjeta do t’i vazhdojë përgatitjet për Kampionatin Botëror që mbahet muajin e ardhshëm në Nju Delhi të Indisë./IndeksOnline/