08:37 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Luis Enrique kthehet në stol nga sezoni i ardhshëm, cila do të jetë skuadra?

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique do të kthehet në stol nga sezoni i ardhshëm.

47-vjeçari më 1 mars të 2017-ës dha lajmin se nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës në fund të sezonit. Ai largua më 30 qershor, kur kontrata e tij skadoi me gjigantin spanjoll.

Që nga ajo ditë, Enrique vetëm ka pushuar dhe ka menduar për skuadrën që do ta menaxhoj nga sezoni i ri, 2018/19.

Dy klube favorite për të nënshkruar me ish-trajnerin e Romës, Barcelonës dhe Celta Vigos, janë Arsenal dhe Chelsea.

Klubet londineze priten që në fund të këtij sezoni t’i shkarkojnë trajnerët e tyre, Antonio Conte dhe Arsene Wenger.

Sipas shumë mediave në Spanjë, Enrique preferon më shumë Arsenalin se sa Blutë e Londrës./IndeksOnline/