23:20 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Luis në shënjestrën e klubit të madh anglez

Futbollisti brazilian mund të kthehet në Premier League.

Jose Mourinho do të mundohet të transferojë Filipe Luis në Manchester United.

Këtë lajm e raporton Don Balon, që shkruan se portugezi është një adhurues i lojës së Luis, i cili më herët ka luajtur te Chelsea, para se të kthehej tek Atletico Madrid.

Luis nuk po luan rregullisht këtë vit dhe një ofertë nga United mund ta bind atë që të largohet nga Spanja për të luajtur në Angli./IndeksOnline/