19:37 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Luka Modric largohet nga Real Madridi

Futbollisti kroat, Luka Modric do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll ”Relevo”, shkruan IndeksOnline.

Luka Modric nuk do të rinovojë kontratën me Real Madridin dhe do të largohet në fund të sezonit pas 12 vitesh në klub.

38-vjeçari është pjesë e Real Madridit nga viti 2012, kur erdhi nga Tottenhami.

Kroati së fundi nuk është duke u aktivizuar vazhdimisht me skuadrën madrilene, madje Carlo Ancelotti nuk e aktivizoi fare në ndeshjen e mbrëmshme kundër Leipzigut në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/