Luka Modriq i motivuar: Unë jam këtu dhe i lumtur që vazhdoj të jem pjesë e Kroacisë
Kombëtarja e Kroacisë sonte luan ndeshjen e parë të sezonit të ri në UEFA Nations League dhe si kundërshtar do ta ketë Portugalinë.
Në një konferencë për media dje gjatë ditës doli kapiteni, Luka Modriq – i cili u shpreh shumë i lumtur që është ende pjesë e fanellës së Kroacisë, shkruan Indeksonline
“Unë jam më i motivuar si asnjëherë më parë. Jam shumë krenar që luaj për Kroacinë. Jam i lumtur që edhe në këtë moshë këta më thërrasin. Unë mendoj se mund të ndihmoj ende dhe jam këtu për cdo gjë që ju nevojitet.
“Kupa e Botës në Amerikë është shumë larg. Nuk mund të bëjë parashikime. Më duhet fillimisht të dëgjoj trupin tim nga ndeshja në ndeshje”, u shpreh mesfushori i Real Madridit.
Kujtojmë se ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë zhvillohet sonte nga ora 20 e 45./Indeksonline/
🗣 Luka Modrić: “I’m still motivated as in the beginning. My greatest pride and greatest desire is to play for the Croatian national team. I’m proud and happy that I’m still here, that the coach wants me and that my teammates are happy to have me. That’s why I’m still here. I… pic.twitter.com/EXwDzFvNAz
— Madrid Xtra (@MadridXtra) September 4, 2024