19:32 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lukaku barazon rekordin e Drogbas

Lukaku shënoi dy gola në fitoren 0-2 të Manchesterit si mysafir i Burnley.

Me këta dy gola, belgu ka arritur shifrën e 104 golave të shënuar në Premierligë.

Ai kështu ka barazuar legjendën e Chelseas, Didier Drogba.

Por Lukaku këto gola i shënoi në 224 paraqitje përkundër Drogbas që iu nevojiten 254 ndeshje.

Megjithatë Drogba ka fituar katër tituj të Premierligës ndërsa Lukaku nuk e ka fituar asnjëherë. /IndeksOnline/

Temat: