75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 14 Prill 2026 / G T

Lukaku në telashe, Napoli e largon nga skuadra?!

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku (32), është në prag të përjashtimit nga skuadra e parë e SSC Napoli deri në përfundim të sezonit aktual.

Sipas raportimeve të “La Repubblica”, klubi napolitan ka marrë vendim që të mos e përfshijë më lojtarin në planet sportive për pjesën e mbetur të sezonit, duke sinjalizuar një ndarje të afërt mes palëve, shkruan Indeksonline

Mësohet se drejtuesit e SSC Napoli po planifikojnë ta nxjerrin në shitje sulmuesin gjatë afatit kalimtar veror.

Lukaku nuk ishte shfaqur në stërvitje pas ndeshjeve ndërkombëtare te Napoli./Indeksonline/