14:56 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lukaku përfundimisht pajtohet me ofertën e Interit

Romelu Lukaku përmes një interviste ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Manchester United dhe raportet e fundit thonë se lojtari dëshiron që e ardhmja e tij ti përket Series A.

Sipas Gazzetta dello Sport, Lukaku ka arritur akord me Interin, pasi që ky i fundit flitej se dëshiron transferimin në skuadrën italiane.

Sulmuesi i Manchester United ka qenë i lidhur fort me një lëvizje verore në Itali dhe se shpejti mund të bashkohet me Antonio Conten në San Siro, pasi që ka shprehur se e vlerëson trajnerin si “më të mirin në botë”. /IndeksOnline/