00:18 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Luksi nuk ka kufi: “Mercedes Swarovksi”

Të pranishmët në një sallon të veturave në Tokyo, kanë mbetur të shtangur me atë se çfarë kanë parë.

Një Mercedes-Benz i veshur komplet me kristale Swarovki nuk është diçka që shihet çdo ditë.

Kjo makinë është prezantuar në Tokyo të Japonisë, ku adhuruesit e veturave patën mundësinë të shohin veturën, e cila sipas vlerësimeve ka vlerë rreth 740 mijë euro.

Ky Benz i veçantë u porositë nga një klient i paidentifikuar, ndërsa një burim i afërt me pronarët e kompanisë gjermane u tha gazetarëve se pronari nuk do ta vozisë atë, duke e mbajtur në koleksionin e tij. /IndeksOnline/

Generated by IJG JPEG Library