23:48 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lum ajo skuadër që e ka këtë futbollist (Video)

Atletico Madrid është ndjekësi më i afërt i Barcelonës, ku pas 26 ndeshjesh ka vetëm katër pikë më pakë.

E gjithë ky sukses padyshim është falë formës së jashtëzakonshme të sulmuesit Antonie Griezmann.

Në ndeshjen e sotme kundër Leganes, francezi shënoi “poker” duke bërë që gjithkush të flasë për të.

Kujtojmë se Griezman mund të largohet nga Atletico në fund të sezonit dhe Barcelona është favorit kryesor për ta rrëmbyer ku ka për ta mposhtur konkurrencën e Manchester United dhe Real Madridit. /IndeksOnline/