18:15 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Lushtaku: Do të jem kryetar i të gjithëve

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka arritur që të rizgjidhet Shef i partisë në Degën e PDK-së në Skenderaj.

Lushtaku mori 215 pro, kurse 21 të tjera kundër.

Votimi për të parin e degës së PDK-së në Skenderaj ishte i fshehtë, por sipas zyrtarëve të kësaj partie gjithçka ka shkuar siç duhet.

E pas rizgjedhjes, Lushtaku ka falënderuar delegatët e Kuvendit të Degës për besimin e mbi 90% të votave, transmeton Indeksonline.

Ai tha se do të jetë kryetar i të gjithëve.

Postimi i plotë:

Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90% të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Do të jem kryetar i të gjithëve! SL