10:02 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Djali nga Rahoveci rrah nënën, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i cili ka rrahur nënën e tij.

“Lidhur me rastin me datën 29.11.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/