22:04 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Lyrical Son i dashuruar kokë e këmbë (Foto)

Reperi i njohur Lyrical Son vetëm pak ditë më parë solli një bashkëpunim të ri me këngëtarin Genc Prelvukaj me titull “Andërr”.

Pas lansimit, duket se Festimi ka dashur të kaloj pak kohë me familjen e tij, shkruan Indeksonline.

Ai tani po qëndron në Kretë me gruan e tij, nga ku ka ndarë imazhe me gruan Gresën, të cilët i ka vënë një mbishkrim romantik.

“St’thirri n’telefon, veq me ta ni zonin, po du me kon me ty, prej t’dytit deri me t’parin”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu edhe disa vargjeve të kënduara nga vet ai në këngën “S’thirri n’teelfon”, ka shkruar Lyrical Son.

Dyshja janë prindër të një vajze, të quajtur Eva. /Indeksonline/

Temat: