09:22 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Maduro po përgatitej të ikte me aeroplan, para se të intervenonte Rusia

Presidenti Nicolas Maduro ishte i gatshëm të largohej nga Venezuela pas demonstratave gjithëpopullore kundër regjimit të tij. Ky ishte plani deri në momentin kur ndërhyri Rusia dhe i thanë që të qëndronte.

Kështu thotë Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo. Sipas tij një aeroplan po e priste Maduron që do e dërgonte atë në Kubë, por administrata e Vladimir Putinit ndërhyri dhe e bindi atë që të qëndronte.

Përkundër intervenimit të Kremlinit, Manuel Ricardo Cristofer Figuera që është kreu i shërbimit sekret venezuelas(SEBIN) tha që ka ardhur koha e ndryshimit të bërjes së politikave.

Kjo është sfida më direkte që i është bërë Maduro’s nga forcat e sigurisë së vendit. Protesta të dhunshme u bënë ditën e djeshme në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas pasi Juan Guaido që është lider i opozitës dhe president i njohur nga 54 shtete të botës, kërkoi rrëzimin e Maduro’s.

Ai gjithashtu kërkoi ndihmën e ushtrisë në ndërrimin e pushtetit në Venezuelë.