20:45 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / MSH

Magjia e festave të fundvitit/ Hotel Troja në Istog edhe këtë vit mbetet destinacioni kryesor për pushime

Buzë bjeshkëve të Istogut, gjendet  hotel Troja, i cili me bukurinë si të Helenës tash e dy vite ka rritur ndjenjën e kënaqësisë përmes përjetimit  të natyrës që përcillet me tingujt e burimit të Istogut.

Ushqimi, fjetja, mikpritja e gërshetuar me tradicionalen e modernen, janë disa të mirat që i gjen në hotel Troja, që kur i shijon, vështirë se i harron.

Magjinë, ambientit të Trojës padyshim që ia shtojnë festat e fundvitit. Por, kuptimin festave ia shtojnë mërgimtarët tanë, zemra e Kosovës që edhe gjatë këtij viti po i japin kuptim çdo feste.

Por çka saktësisht mund të gjeni në Troja: Megjithëse Troja, është një prej hoteleve më moderne në vend, dominon ushqimi tradicional, por nuk mungon as llojllojshmëria e ushqimeve, varësisht kërkesave dhe preferencave të klientëve.

Dhoma komode, ambient luksoz dhe një staf profesional, janë në dispozicion për vizitorët që duan ta përjetojnë një dimër ndryshe.

Ambient për të gjithë, rehati e mikpritje si në shtëpi gjeni veç te hotel Troja.