14:36 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Majlinda e pandalshme, arrin në finale – Mposhtë xhudisten numër një në botë

Majlinda Kelmendi ka arritur të shënoj fitore në gjysmë-finale në Lojërat Evropiane në Minsk.

Kelmendi e mposhti në gjysmë-finale, xhudisten që vlerësohet më e mira në botë, francezen Amandine Buchard.

Xhudistja kosovare ka arritur në finale duke i siguruar tashmë një medalje Kosovës.

Në finale, Majlinda do të ndeshet me fituesin e duelit Agata Perenc dhe Natalia Kuziutina./Indeksonline/