Majlinda Kelmendi feston ditëlindjen, merr urim special nga trajneri i saj (Foto)
Majlinda Kelmendi, një nga sportistet me të suksesshme në Kosovës, sot feston ditëlindjen e 27’të.
Kampionia Olimpike ka marr urim special nga trajneri i saj, Driton Kuka.
“Kampione Europiane, Botërore e Olimpike, e vetmja shqiptare që ka arrit krejt titujt e mundshëm në sport. Urime dhe shëndet. Ambasadorja më e fuqishme e shtetit tonë të ri, por ende pa Pasaportë Diplomatike”, ka shkruar Kuka.
Edhe ne si redaksi, ia urojmë ditëlindjen kampiones dhe medalistes së artë… URIME MAJLINDA!