10:38 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi ka një mesazh për Albin Tahirin: Shijoje në maksimum këtë eksperiencë (Video)

Kampionia olimpike, Mjalinda Kelmendi përmes një videoje ka një mesazh për skiatorin, Albin Tahiri.

Përfaqësuesja e Kosovës do të marr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang”, me vetëm një sportist. Ai do të jetë skiatori, Albin Tahiri, shkruan IndeksOnline.

Kelmendi, e cila solli një medalje të artë olimpike – i thotë Albinit: Përshëndetje, kur mora lajmin se Kosova do të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore këtë vit u ndjeva shumë mirë. Do të përfaqësohet me vetëm një garues, Albin Tahiri. Kështuqë Albinit i dëshiroj shumë suksese, e di që ke shumë përgjegjësi shumë të madhe. Do të jesh edhe bartës i flamurit. Mirëpo shijoje deri në maksimum këtë eksperiencë. Besom që është diçka që ndodh vetëm një herë në jetë. Të uroj suksese dhe ndjehu krenar për shtetin që e përfaqëson.

Lojërat Olimpike Dimëore priten të fillojnë nga data 9 shkurt deri më 25 shkurt./IndeksOnline/