23:09 / E Martë, 05 Prill 2022 / OSH

Majorët amerikanë bëjnë Iftar në xhaminë e Prishtinës

Imami, Labinot Maliqi, ka ngrënë sonte iftar me disa major të ushtrisë amerikane nga Kampi “Bondsteel”, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se e kanë nderuar me vizitën e tyre.

“Sot, në iftarin tonë u bashkangjitën edhe disa miq dhe bashëpuntor, major të ushtrisë amerikane nga Kampi “Bondsteel”, të cilët na nderuan jashtëzakonisht shumë me vizitën e tyre.

E falënderoj Zotin që i kemi!”, tha ai./IndeksOnline/