22:05 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Makina aksidentohet me drerin, kafsha përfundon në ulëset e pasme

Në vende të caktuara të botës, shoferët nuk duhet të brengosen vetëm për automjetet tjera, por gjithashtu duhet të mbajnë një sy edhe në disa kafshë të egra që gjithashtu mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në automjetet e tyre.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në një pjesë të Michiganit, ku gjersa shoferi po ngiste një Toyota RAV4, asaj i doli përpara dreri dhe përkundër përpjekjeve të saj për të shmangur kafshën, ajo goditi atë derisa ishte në ajër.

Goditja ishte aq e fortë saqë dreri nuk goditi vetëm xhamin, por gjithashtu shkatërroi një pjesë të catisë duke përfunduar në ulëset e pasme. Fatkeqësisht dreri nuk arriti të mbijetonte. /IndeksOnline/