Makina e vitit 1921, në shitje për 1 milion euro
Një Alfa Romeo e vjetër, e harruar prej dekadash në një fermë australiane, ka dalë në shitje për 1 milion euro.
Alfa G1 u eksportua në Australi menjëherë pas prodhimit. Me ekonominë italiane në vështirësi në fillim të Luftës së Parë Botërore, Alfa vendosi që t’i shiste jashtë të gjitha modelet për të përfituar sa më shumë.
Në Australi, kjo makinë u ble në ankand nga një biznesmen, i cili e përdori atë rregullisht derisa falimentoi. Por, ai refuzoi ta dorëzonte makinën e tij Alfa Romeo, të cilën ia fshehu autoriteteve dhe e futi në një fermë.