22:03 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Makina godet biçiklistin në Vushtrri

Drejtuesi i një biçiklete ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja sipas njoftimit të policisë ka ndodhur në fshatin Studime ndërsa shkaktar i aksidentit është konstatuar pakujdesia e vozitësit të makinës.

Policia ka sqaruar se viktima ka pësuar lëndime të cilat është duke i kuruar në spital.

Gjatë tërë javës policia ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik për shkak të numrit të madh të aksidenteve të cilat kanë ndodhur. Të dhënat e policisë tregojnë se vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 74 aksidente ku janë lënduar 46 persona.