22:00 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Makinat BMW SUV mbushin 20 vite

Spartanburg është vendi ku prodhohen makinat BMW X, shumë larg prej shtëpisë së vërtetë. Punishtja e kompanisë në Shtetet e Bashkuara punëson direkt rreth 11,000 punonjës dhe mbështet 17,000 të tjerë në South Carolina.

Që nga hapja, punishtja në Spartanburg ka prodhuar më shumë se 4.5 milion makina, duke u bërë kështu qendra globale e gamës së gjerë të SUV-ëve me emërtimin X të BMW.

Nga 2.1 milion makina BMW të ndërtuara në gjithë botën për vitin 2018, gati 800,000 prej tyre ishin të stilit SUV.

Çdo SUV ndërtohet në këtë punishte, përveç X1 dhe X2 që prodhohen në Gjermani. Fabrika prodhon 1,400 makina në ditë.

Po këtu BMW do të prodhojë edhe flagshipin e ri X7, i dizajnuar për të konkurruar Range Rover dhe për të marrë kurorën e luksit.

Makina e parë BMW X e ndërtuar në South Carolina ishte Mk1 (gjenerata E53) X5. Konsideruar gjerësisht si SUV-i i parë i fokusuar në drejtuesin e mjetit, e bëri debutimin e tij në 1999 në Detroit Motor Show.

BMW X5 është modeli X më i shitur i kompanisë, dhe përfaqëson 30% të outputit të fabrikës.

Punishtja dërgon rreth 70% të prodhimit të saj jashtë shtetit. Makinat testohen më parë në një kabinë prove ku drejtohen në rrotulla me shpejtësi deri në 140 km/h. Kjo është bërë për qëllime të kontrollit të cilësisë dhe siguron që çdo makinë të përmbushë standardet e rrepta të kompanisë.

20 vite pas prodhimit të makinës së parë SUV të BMW, punishtja në Spartanburg po bëhet gati të prodhojë makinën e 5 miliontë.