22:39 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Maldini zgjedh mes Messit dhe Ronaldos, tregon se cili është më i miri

Paolo Maldini është ndër mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit. Ai gjatë karrierës së tij është përballur me lojtarë të kalibrit më të lartë. Maldini është përballur edhe me Messin dhe Ronaldon.

Në një ngjarje, ai është pyetur se cili nga ta është më i miri. Përgjigja e tij ishte se Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo, transmeton Indeksonline.

“Messi ose Ronaldo? Nuk dua t’i heq asgjë Cristianos sepse ai është fenomen por unë them Messi. Ai është esenca e futbollit, po ashtu edhe si sillet kur ai humbet. Në 15 vitet e fundit, Messi ka qenë absolut më i mirë”  u përgjigj Maldini.

Gjatë këtij viti Maldini u bë Drejtor Strategjik i Zhvillimit të Sportit në ekipin e Milanos./Indeksonline/