17:21 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Mali i Zi dorëzohet para Anglisë

Anglia nesër do të luaj me Malin e Zi në Podgoricë në ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikimeve për Euro 2020.

Pas fitore 5-0 kundër Çekisë, skuadrat ku është në grup edhe Kosova kanë filluar të frikësohen “tre luanët”.

Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakoviç është dorëzuar ende pa zbritur në fushë, shkruan Indeksonline.

I pyetur se cilat dobësi të Anglisë do t’i shfrytëzoj, ai ka thënë se nuk po mundet të gjejë dobësi.

“Po përpiqem vërtet, por nuk mundem. Duke parë lojtarët që kemi duhet të jemi realist”, ka thënë trajneri.

Kujtojmë se Mali i Zi fitoi një pikë ndaj kundërshtarit të Kosovës, Bullgarisë. /IndeksOnline/