Mallkimi i kampionëve të Botës, sot e pësoi keq Gjermania (FOTO)
Gjermania është eleminuar nga faza e grupeve katër vite pasi ishte shpallur kampion i Botës.
Pancirat u mposhtën nga skuadra më e lehtë në letër e grupit F, Korea e Jugut me rezultat 2-0, shkruan indeksonline.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që kampioni në fuqi eliminohet që në fazën e grupeve të Kompeticionit më të rëndësishëm.
Në vitin 2002, Franca si kampione në fuqi u eleminua në grupe pasi fitoi vetëm një pikë në grup me Danimarkën, Senegalin dhe Uruguain.
Në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, Italia si kampione në fuqi përfundoi e fundit me dy pikë në grup me Paraguajin, Slovakinë dhe Zelandën e re.
Katër vite më vonë, Spanja e cila triumfoi në Afrikën e Jugut nuk arriti ti kaloj grupet kundër Holandës, Kilit dhe Australisë.
Këtë herë, Gjermania katër vite pasi fitoi Kupën e Botës u eleminua në fazën e grupeve duke përfunduar e fundit kundër Suedisë, Meksikës dhe Koresë së Jugut.
E vetmja kampione që ka arritur t’i kaloj grupet në dy dekadat e funit ka qenë Brazili, ku pasi fitoi në Kore dhe Japoni përfundoi e para në grup katër vite më vonë në Gjermani. /IndeksOnline/