08:23 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Mallkon” mbrojtësi kosovar: Zoti i vraftë gjyqtarët

Liria barazoi në mesditën e djeshme me Ferizajn pa gola në Prizren në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Liridon Fetahaj, sulmuesi i Lirisë, shënoi një gol në minutat e fundit, por gjyqtari e anuloi me pretekstin se ishte në pozicion jashtë loje.

Dhe natyrisht, vendimi i gjyqtarit nuk u ka pëlqyer aspak futbollistëve prizrenas dhe drejtuesve të klubit, transmeton IndeksOnline.

Pasi që ky nuk ishte rasti i vetëm që Liria nuk është e kënaqur me vendimin e gjyqtarëve.

Së fundmi, mbrojtësi i Lirisë, Robert Gjeraj është shprehur tejet i mllefosur me vendimet e gjyqtarëve, teksa edhe i ka mallkuar ata.

”Zoti i vraftë ata që po na vrasin shpresën”, shkroi Gjeraj në një status, pasi shpërndau reagimin e Lirisë pas ndeshjes./IndeksOnline/