20:09 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Maloku: Serbët e larguar nga FSK kthehen përsëri

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Naim Maloku konsideron se kërkesa e një grupi tjetër të serbëve për tu larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkohshme.

Sipas tij, presioni i madh i shtetit Serb, ka bërë që ata të largohen për një periudhë të caktuar.

“Ata janë nën presionin e Serbisë dhe ajo çështje sigurisht që do të zgjidhet në të ardhmen. Është presion i Serbisë në ta dhe më pas Serbia si argument ta ketë, që faktikisht ata vendosin edhe për kë dhe kush të jetë pjesëtar në FSK, në polici e institucione. Mirëpo këtë çështje duhet me zgjedh institucionet e Kosovës. Andaj, unë konsideroj se kërkesa ose largimi i tyre janë të përkohshëm”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, tanimë  që është edhe faza e fundit e dialogut me Serbinë, këta të fundit janë të vendosur të ndërmarrin masa për shumë arsye.

“Mendojë se duhet të punohet me serbët pasi të përfundojë ky dialog, ata do të rikthehen. Por që si process nuk është afatgjatë, pasi që veprimi i tyre është i përkohshëm”, ka shtuar ai.

Ndryshe, janë më shumë se 50 pjesëtarë të FSK-së, që para pak ditësh kanë paraqitur këresën për tu larguar nga FSK. /Indeksonline/