17:42 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Malta nuk lejon të ketë punëtorë sigurimi serb ndaj Kosovës

Kosova pranë arritjes së parë historikë në futbollin ndërkombëtar. “Dardanët” luajnë sot, në orën 18:00, në stadiumin “Ta’Qali” të Maltës mundësinë e artë për të hedhur një tjetër hap të sigurt drejt konfirmimit në vendin e parë në Grupin 3 të Ligës D.

Federata e Futbollit të Maltës ka përgatitur një siguri të jashtëzakonshme para ndeshjes me Kosovën.

Kjo për shkak të numrit jo të vogël të serbëve që jetojnë në Maltë, raporton Supersport.

Për këtë arsye, organizatorët nuk e kanë angazhuar për këtë ndeshje asnjë punëtor sigurimi serb.

 

Temat: