23:06 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Mamaja e Ledri Vulës në televizionin shqiptar, pjesë e jurisë së ‘MasterChef Junior’

Javën që vjen do të startojë emisioni i garës së gatimit “MasterChef Junior”, i cila do të ketë si konkurrentë fëmijë të moshave nga 8 në 14 vjeç.

Gjykimi i fëmijëve do të bëhet nga 3 ekspertë të fushës si she i kuzhinës Juli Zguro, moderatorja e njohur Xheraldina Vula dhe shefi kuzhinës Sokol Prenga.

Gara fillimisht do të nisë me 32 fëmijë të cilët do të jenë në fazën e parë, të cilët do të ndahen në 4 grupe me nga 8 fëmijë, por numri i të eliminuarve në secilin grup nuk është i përcaktuar.

Pas kësaj faze të parë do të mbesin 16 fëmijë të cilët hyjnë në fazë e dytë të garës, ku do ketë eliminime dyshe.

Në fund përveç kupës së “MasterChef Junior” fituesi do të përtojë një udhëtim në ‘Disneyland’ së bashku me familjen.