16:24 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Man City ”demolon” Huddersfieldin në shtëpi: Notat e lojtarëve

Manchester City e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Premier League, dhe kësaj radhe ndaj Huddersfield Town.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka triumfuar me rezultat, 6-1 në ndeshjen e zhvilluar në ”Etihad Stadium”.

Golat për ”Qytetarët” i shënuan Sergio Aguero (’25,’35,’76), Gabriel Jesus (’31), David Silva (’48) dhe një auto-gol i Kongolos (’85), shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, për mysafirët, golin e nderit e shënoi Jon Gorenc-Stankovic në minutën e 43-të.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Man City mbetet lider me 6 pikë, ndërsa Huddersfieldi e fundit me 0 pikë.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme.//FutbollFanatik//