08:13 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Man Unitedi këndellet në International Champions Cup, triumfon përballë Real Madridit

Manchester Unitedi ka triumfuar në kuadër të International Champions Cup përballë kampionit të Evropës, Real Madridit.

Skuadra e Jose Mourinho ka arritur ta mposhtë Real Madridin në Miami me rezultat të ngushtë, 2-1.

Pasi që ishte vetëm një miqësore, trajnerët e të dyja skuadrave luajtën me lojtarë të rinjë, të cilët treguan paraqitje të mira në këtë ndeshje.

Në këtë ndeshje, Julen Lopetegui i Real Madridit bëri plotë 11 zëvendësime, teksa Mourinho bëri vetëm tri zëvendësime.

Alexis Sanchez dhe Andre Herrera shënuan dy golat e fitores për skuadrën nga Mançesteri, shkruan IndeksOnline.

Teksa për Real Madridin, golin e vetëm dhe të nderit e shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema.

Tre golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë, teksa në pjesën e dytë, të dyja skuadrat nuk arritën ta shënonin asnjë gol.

Kështu, pas kësaj ndeshje, Man Unitedi ka grumbulluar 5 pikë, ndërsa Real Madridi asnjë pikë për shkak se kjo ishte ndeshja e parë në këtë kompeticion.

Më tutje, Man Unitedi do të përballet me Bayern Munich, ndërsa Real Madridi me Juventusin./IndeksOnline/